image 100 stentime u kryen vetëm gjatë janarit në QKUK

Shëndetësi

100 stentime u kryen vetëm gjatë janarit në QKUK

news image

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se janë kryer 175 koronarografi gjatë janarit, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu, QKUK-ja ka thënë se edhe stentimet, pavarësisht situatës me pandeminë, janë kryer me rregull.

“Gjatë muajit të parë të vitit 2021, mjekët kardiologë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë kryer 100 stentime”, thuhet në njoftim.

Për muajin 2020, QKUK ka bërë të ditur se janë kryer 1157 procedura të stentimit dhe 2128 koronarografi.