100 praktikantë do të kryejnë praktikë në tetë ministri dhe në Zyrën e Kryeministrit.
Kështu u bë e ditur në promovimin e punësimit multietnik në institucione, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pos në këto institucione, do të ketë vend edhe në disa komuna të Kosovës.
Ai për këtë, iu dha përkrahjen e tij si kryeministër.
“8 ministri dhe Zyra e Kryeministri do të jenë vendet në të cilën këta 100 praktikantë do të mund t’i kryejnë detyrat dhe angazhimet e tyre. Por jo vetëm kaq por edhe në gjithsej 16 komuna e organizata do të ketë vend për ta. Ju siguroj se do ta keni përkrahjen time për fillim të karrierave tuaja profesionale. Këto institucione nuk janë të qeverisë por janë të juaja, ju nuk i përkisni vetëm komunitetit tuaj por profesionit që do ta zhvilloni papengesa”, tha Kurti.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Redzepi, tha se Qeveria e Kosovës do ta ketë prioritet punësimin e këtij komuniteti, shkruan EO.
“Kam nderin që si çdo vit t’i përkrahim këtë ide të cilën ambasada norvegjeze bashkë me institucionet tona dhe zyrën për komunitete ofron seanca që ju të kyçeni në sistem të qeverisjes kosovare si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal. Mendoj që kyçja juaj në të gjitha institucionet tregon se ne jemi të gjithë njëjtë por i kemi disa specifika, kjo është një pasuri e madhe, ne para se gjithash jemi njerëz”, tha ajo.