Guardia di Finanza e Pizës arrestoi në flagrancë një shqiptar, me banim në Santa Croce sull’Arno, të cilit iu gjetën 77 kilogramë hashash, 25 kilogramë marihuanë dhe 7 gramë kokainë.
Sipas mediave italiane, ka qenë qeni i drogës, i cili ka zbuluar drogën në një garazh pranë një godine, derisa po kalonte rrugës.
Pas kontrollit të garazhit, u zbulua sasia e madhe e lëndës narkotike, në total mbi 100 kilogramë.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte me precedentë të mëparshëm penale për trafikim të lëndëve narkotike.
Për shqiptarin është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”.