image 100 infermierë fillojnë punën në QKUK

Shëndetësi

100 infermierë fillojnë punën në QKUK

news image

Njëqind infermierë të profileve të ndryshme e kanë filluar sot punën në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, ju dëshiroi atyre mirëseardhje dhe punë të mbarë.

“Është kënaqësi e madhe që po punësoheni në QKUK dhe nuk keni pasur nevojë të shkoni jashtë vendi, ju jeni shumë të rëndësishëm për pacientët ”, u shpreh drejtori Sejdiu.

Ai ka kërkuar angazhim maksimal nga ta, me qëllim që pacientëve t’u ofrohen shërbime sa më kualitative.

Sipas tij, në QKUK do të ketë edhe konkurse të tjera për punësim të infermierëve të profileve të ndryshme.

Nga 100 infermierët që filluan punën, 35 janë me shkollim të mesëm në infermieri, pesë mami, infermiere akusherike me shkollim të mesëm, pesë me shkollim bachelor, pesë infermier/e pediatrike, pesë laborantë drejtimi mjekësor, shtatë fizioterapeutë bachelor dhe tre me shkollim të mesëm, shkruan KP.