Ambasada e Izraelit në Kosovë ka dalë më një njoftim ku thotë se sot janë bërë 100 ditë prej kur Hamasi ka marrë të paktën 239 pengje më 7 tetor.
“100 ditë në errësirë, 100 ditë pa më të dashurit e tyre dhe 100 ditë me dhimbje të papërfytyrueshme”.
“Çdo çast është një përjetësi. I falënderojmë të gjithë miqtë tanë në Republikën e Kosovës për solidarizimin e tyre me shtetin e Izraelit pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor, 2023”, shkruhet në njoftimin e Izraelit.
Në postimin e publikuar janë fotografitë e të gjithë personave që janë marrë si pengje nga Hamasi.