Gjatë 24 orëve të fundit prej 1 mijë e 908 testimeve të kryera në Shqipëri, 422 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kohore dhjetë pacientë e kanë humbur betejën me COVID-19.
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë atje ka bërë të ditur se janë shëruar 631 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 28,752.