image 10 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, kjo është gjendja e tyre

Shëndetësi

10 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, kjo është gjendja e tyre

news image

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 10 persona të infektuar me COVID-19, katër prej tyre janë me oksigjenoterapi.

Në këtë spital, në 24 orët e fundit, 2 pacientë e kanë fituar betejën dhe janë shëruar nga koronavirusi.

Spitali i Pejës bën të ditur se 176 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

“192 pacientë kanë kryer analiza gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Në total këta pacient kanë bërë 2,664 analiza. 3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 2 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 176 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 12 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 115 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 75 Rentgena, 33 EHO dhe 7 CT-ja. 2

Pacient me Covid-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 10 pacientë me Covid-19 dhe nga këta 4 pacientë janë në Oksigjeno terapi”, thuhet në njoftimin e Spitalit./ Gazeta Sinjali/