image 10 mijë ukrainas aplikojnë për shpërngulje vetëm në Britaninë e Madhe

Botë

10 mijë ukrainas aplikojnë për shpërngulje vetëm në Britaninë e Madhe

news image

10 mijë njerëz aplikojnë në Britani të Madhe për një vend strehim – ndërsa Franca kritikon vonesat e Britanisë.

Më shumë se 10 mijë njerëz kanë aplikuar për Skemën Familjare të Mbretërisë së Bashkuar në Ukrainë që nga e premtja.

Sipas skemës, refugjatët ukrainas që kanë familje të vendosura në Britani do të mund të aplikojnë për të shkuar për tre vjet, shkruan SkyNews.

Numrat u njoftuan nga Sekretari i Brendshëm Priti Patel – në të njëjtën ditë Franca kritikoi publikisht Mbretërinë e Bashkuar për trajtimin e refugjatëve ukrainas të ngecur në portin francez të Calais.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se ai kishte kontaktuar dy herë zonjën Patel dhe i kishte kërkuar asaj që të krijonte një konsullatë në Calais.

/GazetaSinjali/