Pas një viti kur COVID-19 u shpall pandemi, në Kosovë po vazhdon të rritet numri i rasteve me të infektuar, sidomos në javët e fundit.
Kështu, në vendin tonë, numri i rasteve aktive ka arritur në 10 mijë e 530, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga fillimi i pandemisë, numri total i rasteve pozitive është 76 mijë e 110 raste nga 348 mijë e 381 persona të dyshimtë dhe 1 mijë e 688 raste të vdekjes.
Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63 mijë e 892 raste.
Kujtojmë se dje, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha se nuk do t’i ashpërsojnë masat antiCOVID.