Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve Blerim Gerbeshi, Abdyl Fazliu, Junus Hasani dhe Haki Haziri në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, transmeton Gazeta Sinjali.
Blerim Gërbeshi dhe Abdyl Fazliu dyshohet se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe veprën penale “Marrje ryshfeti”
Ndërkaq i pandehuri Haki Haziri dyshohet se ka kryer veprën penale “Pranimi i ryshfetit”. Kurse, Junus Hasani, dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, është e bazuar, bindëse dhe mjaftueshëm e argumentuar për këtë fazë të procedurës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/