image Këta janë dy zyrtarët e MPB-së dhe MPJ-së që dyshohen se morën ryshfet - Sinjali

Këta janë dy zyrtarët e MPB-së dhe MPJ-së që dyshohen se morën ryshfet

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi dje se ka ndaluar katër persona, që dyshohen për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” “Marrja e ryshfetit”, si dhe “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”. Dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Jashtme. Sinjali ka mësuar emrat e katër të arrestuarve.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se zyrtari i MPB-së që u arrestua është Abdyl Fazliu, kurse zyrtari i MPJD-së është Blerim Gerbeshi.

Përveç tyre është arrestuar edhe Junus Hasani, i dyshuar për marrje ryshfeti.

Ndërsa i arrestuari tjetër, që dyshohet për “Pranim ryshfeti në sektorin privat” është Haki Haziri, shkruan Gazeta Sinjali.

Blerim Gerbeshi – MPJD
Abdyl Fazliu – MPB

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin