image 1 milion e gjysmë vaksina janë dhënë në Kosovë

Shëndetësi

1 milion e gjysmë vaksina janë dhënë në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani 1,5 milion vaksina anti-COVID janë administruar në Kosovë.

Por, sipas MSh-së, asgjë nuk ka mbaruar akoma.

Sipas kësaj ministrie, vaksinat janë të sigurta andaj edhe qytetarët duhet të vaksinohen.

“Vaksinat e sigurta dhe efektive kundër COVID-19 janë në dispozicionin tuaj”, thuhet në njoftimin e bërë në Facebook.

Postimi i plotë:

Ndërsa përballemi me variantin shumë ngjitës Delta të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar. 

Është mbrojtja më e mirë që kemi. Asgjë nuk ka mbaruar akoma.

Vaksinat e sigurta dhe efektive kundër COVID-19 janë në dispozicionin tuaj.

Rezervo SOT terminin tënd në eKosova./GazetaSinjali/

Mund të jetë një vizatim i një ose më shumë persona dhe teksti