image 1 mijë euro gjobë/ Buka peshonte më pak sesa duhej

Sociale

1 mijë euro gjobë/ Buka peshonte më pak sesa duhej

news image

Siç njofton Komuna e Mitrovicës, Drejtoria e Inspekcionit ka dënuar një subjekt afarist në këtë qytet sepse buka 450gr është vendosur në shitje me çmim 0.35 cent, ndonëse nuk është përputhur me peshën e caktuar.

Pas matjes në peshore të kalibruar për produkte ka rezultuar se pesha e bukëve në shitje ka qenë 357 gr dhe 368 gramë.

Me këtë rast ky veprim nga ana e inspektorëve është vlerësuar në kundërshtim me Ligjin Nr. 06/L-034 për mbrojtjen e konsumatorit, prandaj është shqiptuar edhe gjoba në vlerë prej 1 mijë euro për subjektin afarist nga inspektori i tregut.

/GazetaSinjali/