image 1 mijë e 750 persona të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës

Shëndetësi

1 mijë e 750 persona të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës

news image

Menaxheri i Qendrës së vaksinimi në Sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi në një konferencë për media ka bërë të ditur se në gjithë vendin janë vaksinuar 1 mijë e 750 persona deri të hënën, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurse që nga muaji mars, në nivel vendi janë vaksinuar 82 mijë e 700 persona.

“Aktualisht në sallën ‘1 Tetori’ deri në këto qaste janë 370 persona të vaksinuar ndërsa në nivel vendi aktualisht kemi mbi 1 750 të vaksinuar, ndërsa totali që nga dita e parë e deri në këto qaste kemi 82 mijë e 700 persona me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës”, tha Bardhi.

Ai shtoi se dozën e dytë janë duke e marrë edhe personeli shëndetësor të cilët dozën e parë e kanë marrë në Kukës.

Gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 74 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, janë shëruar 146 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104 mijë  e 054.

Numri total i rasteve aktive është 1 mijë e 198. /GazetaSinjali/