image 1 mijë e 545 persona në Kosovë kanë vdekur nga COVID-19

Shëndetësi

1 mijë e 545 persona në Kosovë kanë vdekur nga COVID-19

news image

Nga 13 marsi, kur u regjistruan dy rastet e para me COVID-19 në Kosovë e deri më tani, nga ky virus kanë vdekur 1 mijë e 545 qytetarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, nga gjithsej 268 mijë e 625 persona që janë testuar për COVID-19, 64 mijë e 519 kanë rezultuar pozitivë.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, nga kjo shifër, 56 mijë e 28 janë shëruar tërësisht.

Momentalisht në vend janë edhe 6 mijë e 946 raste aktive me koronavirus./Gazeta Sinjali/