image 1.5 milion mërgimtarë erdhën në Kosovë në gjashtë mujorin e parë, kaq mijë fluturime u regjistruan

Sociale

1.5 milion mërgimtarë erdhën në Kosovë në gjashtë mujorin e parë, kaq mijë fluturime u regjistruan

news image

Për vite me radhë diaspora cilësohet si ‘oksigjeni’ i Kosovës, e si njëra ndër shtyllat kryesore të vendit, pasi vazhdojnë të rrisin pothuajse çdo vit ekonominë. Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), vetëm për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, remitancat apo dërgesat e mërgimtarëve në Kosovë shkuan në 632 milionë e 900 mijë euro, raporton Gazeta Sinjali.

Duke u bazuar në të njëjta të dhëna, në gjashtë mujorin e parë të vitit 2023, përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Kosovë në vajte-ardhje janë shënuar mbi 1.5 milion mërgimtarë.

Numri i fluturimeve që u realizuan gjatë kësaj periudhe është mbi 10,400, të realizuara më së shumti nga Zvicra, pastaj Gjermania, Turqia e Austria.

Qysh në ditët e para të verës në qytete të ndryshme të Kosovës është vërejtur numri i madh i mërgimtarëve, ku sipas BQK-së në muaji prill dhe maj, kanë ardhur 586,157 udhëtarë.

/GazetaSinjali/