image ​Zëdhënësi i Borrellit kërkon rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, pas normalizimit të situatës me pandeminë

Politikë

​Zëdhënësi i Borrellit kërkon rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, pas normalizimit të situatës me pandeminë

news image

Zëdhënësi i shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se për BE-në gjendja e status quo-s mes Kosovës dhe Serbisë është e papranueshme.

Sipas tij, vazhdimi i kësaj gjendje në dialog nuk është i qëndrueshëm dhe se dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi që të normalizohet situata me pandeminë.

Sa i përket bashkëpunimit me të dërguarin special të SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, zëdhënësi i Josep Borrell ka thënë se emërimi i Mirosllav Lajçak tregon rëndësinë që shtetet e BE-së i japin dialogut.

“Përfaqësuesi special është vazhdimisht në kontakt me të gjithë partnerët përkatës për të dëgjuar perspektivat, pritjet dhe shqetësimit e tyre, në mënyrë që dialogu të fillojë pa vonesë”, tha ai për RTV Dukagjini.

Duke folur rreth idesë për shkëmbim territoresh, Stano tha se marrëveshja finale Kosovë-Serbi duhet të jetë e pranueshme për rajonin dhe shtetet anëtare të BE-së./Gazeta Sinjali/