Në Kuvendin e Kosovës sot është mbajtur seanca e radhës ku deputetët kanë zgjedhur Yll Buleshkajn drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsion.
Buleshkaj ka marrë 62 vota. Kurse, kundër-kandidati i tij, Visar Krasniqi ka marrë 2 vota.
Buleshkaj deri më tani ka qenë drejtor ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive dhe Certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ndërkohë, mandati i drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsion është pesë vjet./GazetaSinjali/