image ​Werder Bremeni e di se Rashica mund të largohet, ia vendos çmimin

Futboll

Bundesliga/ ​Werder Bremeni e di se Rashica mund të largohet, ia vendos çmimin

news image

Werder Bremeni ndonëse do të dëshironte ta mbante gjatë në skuadër kosovarin Milot Rashica, është i vetëdijshëm se ai mund edhe të largohet.

Duke pasur parasysh këtë, klubi gjerman ka menduar edhe çmimin për talentin vushtrrias. Ai vlerësohet mes 40 deri në 50 milionë euro, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas mediave gjermane, për çdo ndeshje, Rashica është duke e rritur vlerën e tij.

Në ndeshjen e fundit si mysafir ndaj Wolfsburgut, Rashica shënoi dy gola. /Gazeta Sinjali/