image ​Veseli kujton Ilir Konushevcin: Vdiq me dinjitet, që të na mbroj nga jeta pa dinjitet

Kosovë

Shkrim/ ​Veseli kujton Ilir Konushevcin: Vdiq me dinjitet, që të na mbroj nga jeta pa dinjitet

news image

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar në 22 vjetorin e rënies dëshmorin Ilir Konushevcin.

Veseli përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook tha se Iliri vdiq me dinjitet që të tjerët t’i mbrojë nga jeta pa dinjitet, shkruan Gazeta Sinjali.

Më tej, ai shtoi se Ilir Konushevci ishte strateg, i guximshëm, i ndershëm dhe një nga të parët në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Heroi ynë Ilir Konushevci dha për Kosovën më të shtrenjtën, jetën e tij, që ne ta gëzojmë më të çmuarën, jetën në liri. Ai i dha të gjitha që kishte, që ne të fitojmë të gjitha që nuk i kishim. Ai vdiq me dinjitet, që neve të na mbroj nga jeta pa dinjitet. Ilir Konushevci ishte strateg, i guximshëm, i ndershëm dhe një nga të parët në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj sot në 22 vjetorin e rënies, kujtojmë Ilirin i cili me flijimin për liri u ngrit në pavdekësi. Lavdi”, ka shkruar ai./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1583354508506416/?type=3&theater