Gjykimi ndaj Salih Mustafës do të vazhdoj edhe sot nga Gjykata Speciale në Hagë. Ky gjykim pritet të filloj në orën 11:30, transmeton Gazeta Sinjali.
Kujtojmë se në seancën gjyqësore të mbajtur dje ka dhënë dëshminë e tij dëshmitari i parë i cili pretendon se është keqtrajtuar në Zllashë gjatë luftës së fundit nga Salih Mustafa.
Salih Mustafa, i njohur në luftë si “komandant Cali” është i arrestuari i parë nga Specialja dhe ky është gjykimi i parë në Dhomat e Specializuara.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte dhe kundër njerëzimit, dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë.
Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm. /Gazeta Sinjali/