image ​Thaçi mbështet punën e Ministrisë së Shëndetësisë për menaxhimin e pandemisë

Politikë

​Thaçi mbështet punën e Ministrisë së Shëndetësisë për menaxhimin e pandemisë

news image

Përkundër rritjes së rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë, presidenti Hashim Thaçi nuk do të kërkojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ai në konferencën e sotme për media, tha se do t’i bashkëngjitet vetëm rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKPSH).

Derisa, për dallim nga e kaluara, i pari i vendit i dha mbështetje punës së ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj në menaxhimin me pandemi.

“Sa i përket Covid-19 unë vetëm iu bashkëngjitëm rekomandimeve të IKSHPK-së. E mbështes punën e Ministrisë së Shëndetësisë. Në anën tjetër, ftoj qytetarët të respektojnë këshillat, në mënyrë që të tejkalohet kjo sfidë bashkërisht”, tha ai.

Në fillim të pandemisë, presidenti Thaçi, kur ishin vetëm 19 raste me koronavirus, kishte kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë. Në 24 orët e fundit, në nivel vendi janë regjistruar 77 raste të reja, numër ky përgjysmë më i vogël se një ditë më herët kur u regjistrua rekordi prej 141 rastesh brenda ditës./Gazeta Sinjali/