image ​Termokosi pret raportin e ZRRE-së për çmimin e ngrohjes

Kosovë

​Termokosi pret raportin e ZRRE-së për çmimin e ngrohjes

news image

Zëdhënësja e ngrohtores së qytetit, Afërdita Uka thotë se po presin raportin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për caktimin e tarifave të ngrohjes. Megjithatë, ajo shprehet optimiste se nuk do të ketë shtrenjtim të tarifave edhe këtë dimër, ku konsumatorët do të ngrohen me të njëjtat çmime.

Ajo shton se pjesa më e madhe e përgatitjeve ka përfunduar dhe presin furnizim të mjaftueshëm e cilësor.

Zëdhënësja e “Termokos”-it tregon se ekipet në terren po punojnë intensivisht para nisjes së sezonit të ngrohjes.

“Pjesa më e madhe përgatitjeve tani më kanë përfunduar, kanë mbetur edhe disa punë teknike të kryhen të cilat janë duke punuar intensivisht të gjitha ekipet tonë në terren dhe departamenti i prodhimit këtu në objektin e Termokos-it. Ne presim një sezon të mbarë ngrohës në bashkëpunim të ngushtë sikur deri më tani që nga viti 2014, kur është realizuar projekti i koogjenerimit, ashtu siç kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer me termocentralin Kosova B, presim që ky bashkëpunim të vazhdoj dhe ne do të jemi në gjendje të furnizojmë me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore rreth 16 mijë konsumatorëve”, ka thënë ajo për KosovaPress.

E pyetur për shtrenjtimin e çmimeve të ngrohjes, Uka thotë se po presin raportin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për tarifat e sezonit të ri ngrohës.

Uka ka folur edhe për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes edhe në lagje të tjera të Prishtinës duke thënë se janë mbi 140 objekte banesore që do të kyçen në ngrohtoren e qytetit.

Ngrohtorja e qytetit “Termokos” do të nisë sezonin e ngrohjes më 15 tetor.

/GazetaSinjali/