image ​Stoltenberg: Irani të vetëpërmbahet pas vdekjes të Soleimanit

Botë

Sekretari/ ​Stoltenberg: Irani të vetëpërmbahet pas vdekjes të Soleimanit

news image

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Iranit të përmbahet nga dhuna dhe provokimet e mëtejshme, pasi Teherani kërcënoi me hakmarrje si kundërpërgjigje ndaj sulmit ajror amerikan që vrau gjeneralin e lartë iranian, Qassem Soleimani.

“Sot në takimin tonë, aleatët bënë thirrje për vetëpërmbajtje dhe ulje tensionesh. Konflikti i ri nuk do të ishte në interes të askujt. Ndaj Irani duhet të përmbahet nga dhuna dhe provokimet e mëtejshme”, deklaroi sot Stoltenberg në Bruksel, pas një takimi urgjent të ambasadorëve të NATO-s.

“Për vite me radhë, të gjithë aleatët e NATO-s, kanë shprehur shqetësimin për aktivitetet jo të qëndrueshme të Iranit në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme”, shtoi Stoltenberg.

“Jemi dakord që Irani të mos blejë kurrë një armë bërthamore. Ne ndajmë shqetësimin për testet e raketave të Iranit dhe jemi të bashkuar në dënimin e mbështetjes së Iranit ndaj një sërë grupesh terroriste”, deklaroi ai./Gazeta Sinjali/