image ​Stano: Takimet Kosovë-Serbi do t’i nënshtrohen masave belge për koronavirusin

Kosovë

​Stano: Takimet Kosovë-Serbi do t’i nënshtrohen masave belge për koronavirusin

news image

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano deklaroi sot se në një situatë të përhapjes në rritje të koronavirusit në Bruksel, takimet e ardhshme të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës do të zhvillohen në përputhje me masat institucionale dhe belge të futura për të ndaluar përhapjen e COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai këto komente i bëri për Tanjug, pasi Presidenca gjermane e Këshillit të BE-së njoftoi sot se takimet fizike të punës në Bruksel do të ulen në “minimumin absolutisht të nevojshëm” për shkak të numrit në rritje të infeksioneve me COVID-19.

Ndryshe, nuk ka ende një datë të saktë se kur do të vazhdojë procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel. /Gazeta Sinjali/