image ​Sot zhvillohet ndeshja miqësore, Shqipëri – Kosovë

Futboll

​Sot zhvillohet ndeshja miqësore, Shqipëri – Kosovë

news image

Një ndeshje vëllazërore do të zhvillohet sot ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet për të parë nivelin dhe përgatitjen fizike të lojtarëve para ndeshjeve të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kombeve, raporton Sinjali Sportiv.

Para ndeshjes, trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, theksoi se do të bëjë disa eksperimente në formacionin startues kundër Kosovës, derisa trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, e cilësoi si të panevojshme këtë miqësore në këtë kohë pandemie si dhe para dy sfidave me Slloveninë dhe me Moldavinë.

Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova do t’i kenë disa mungesa të rëndësishme për shkak se disa lojtarë që luajnë në ekipe të mëdha evropiane, nuk janë lejuar të udhëtojnë për shkak të rrezikut të infektimit me virusin Covid-19.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 16:00 dhe pa praninë e tifozëve./Gazeta Sinjali/