Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se ia kanë dorëzuar sot Qeverisë së Kosovës raportin e Departamentit Amerikan të Energjisë për menaxhimin e Ujmanit.
Ky raport i është dorëzuar edhe Ambasadës së ShBA-së në Beograd.
“Sot, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë dhe ajo në Beograd ua kanë dorëzuar Qeverive respektive planin e Departamentit Amerikan për Energji dhe Pacific Northwest National Laboratory për menaxhimin e ujit në Liqenin e Ujmanit, duke përmbushur një nga zotimet e Marrëveshjes së Washingtonin e nënshkruar më 4 shtator”, thuhet njoftimin e kësaj ambasade.
shbaKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar më parë se Marrëveshja e Washingtonit është e pazbatueshme dhe si e tillë nuk do të dërgohet fare në Kuvend./Gazeta Sinjali/