image ​Selmanaj: Për çështjen e presidentit diskutohet pasi Thaçi ta lirojë postin

Politikë

​Selmanaj: Për çështjen e presidentit diskutohet pasi Thaçi ta lirojë postin

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj është deklaruar në lidhje me mundësinë e përfshirjes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në koalicion qeverisës.

Ai ka thënë se për momentin përfshirja e PDK-së opozitare në Qeverinë Hoti nuk është duke u diskutuar.

“Këto tema nuk janë të hapura dhe nuk ka nevojë pasi koalicioni është stabil edhe pse të tjerët na quajnë ilegale dhe ilegjitime” ka thënë Selmanaj në Rubikon të Klan Kosovës.

Sa i përket zgjedhjes së presidentit pasi Hashim Thaçit t’i skadojë mandati në fillim të vitit të ardhshëm, Selmanaj u shpreh se për çështjen e presidentit do të diskutohet pasi të lirohet posti i presidentit.

“Duhet të bisedojmë nëse do të shkojmë në zgjedhje, a po e zgjedhim një president koncensual apo të arrijmë një marrëveshje politike për të zgjedhur presidentin”, u shpreh ai.

Sa i përket votës pro të deputetit Haxhi Shala për formimin e Qeverisë Hoti, e cila ishte vendimtare për sigurimin e numrave, Selmanaj tha se ajo ishte e papritur, pasi ishin njerëzit e LDK-së ata që e zhgënjyen partinë dhe jo subjektet e tjera politike./Gazeta Sinjali/