image ​"Save the Children" ndihmon me 300 tabletë fëmijët me nevoja të veçanta

Kosovë

​”Save the Children” ndihmon me 300 tabletë fëmijët me nevoja të veçanta

news image

Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASH) Ramë Likaj ka takuar sot drejtorin e zyrës së organizatës “Save the Children” në Kosovë, Ahmet Kryeziu, me të cilin ka biseduar për mbështetjen në edukimin e hershëm dhe edukimit të fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe synimet për të ardhmen.

Likaj me këtë rast ka bërë të ditur se organizata Save the Children do të shpërndajë mbi 300 tabletë për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Save the Children, deri në nëntor të këtij viti, do të shpërndajë edhe mbi 300 pajisje teknologjike (tabletë) për fëmijët me nevoja të veçanta”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Save the Children është një nga organizatat që çdo herë i është gjetur pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në synimet për cilësi në arsim, ndërsa na doli në ndihmë edhe pas situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, duke mbështetur Platformën për edukimin parashkollor, në bashkëpunim edhe me UNICEF-in dhe Platformën për edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Sot, pata kënaqësinë që të pres në takim drejtorin e Zyrës së Save the Children në Kosovë, Ahmet Kryeziu me bashkëpunëtorët, Genta Gagica Binxhija dhe Valid Zhubi, me të cilët biseduam për mbështetjen që organizata ka ofruar në Kosovë në fushën e edukimit të hershëm dhe edukimit të fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe synimet për të ardhmen.

Save the Children, deri në nëntor të këtij viti, do të shpërndajë edhe mbi 300 pajisje teknologjike (tabletë) për fëmijët me nevoja të veçanta.

Faleminderit Save the Children!/Gazeta Sinjali/