image ​Ramadani: Duhet të mësohemi të jetojmë me virusin

Shëndetësi

​Ramadani: Duhet të mësohemi të jetojmë me virusin

news image

Kryetari i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka deklaruar se lirimi i masave do të duhej të ndodhte.

Ramadani në T7, ka thënë se po punohet me orar shumë të ngarkuar për ta parandaluar pandeminë.

“Pra, ne jemi ballafaquar me problemet shëndetësore dhe ekonominë. Ne kemi vendosur për të shpëtuar njerëzit”, tha ai.

Sipas tij, masat nuk janë liruar vrullshëm siç pretendojnë disa, por janë liruar në mënyrën më të ngadalshme të mundshme.

“Duhet të mësohemi të jetojmë me virusin dhe sa më herët që të mësohemi aq më të relaksuar do të jemi”, tha ai.

Ai ka thënë se numri kaq i madh i rasteve në Kosovë, është për shkak se nuk po zbatohen rekomandimet. /Gazeta Sinjali/