image ​Qeveria miraton planin prej 365 milionë eurosh për rimëkëmbjen ekonomike

Financa

​Qeveria miraton planin prej 365 milionë eurosh për rimëkëmbjen ekonomike

news image

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar planin për zbatimin e programit të rimëkëmbjes ekonomike në shumë prej 365 milionë euro, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Bajrami u shpreh se ky program përfshin masa të rëndësishme që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

“Në kuadër të programit janë përcaktuar institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave, modalitetet, kriteret dhe shuma e parashikuar e mjeteve financiare”, ka shkruar ajo./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/posts/1700655066749934?__xts__[0]=68.ARB7eXMPEQEUerE7SCMfNK1kUEPcLurMcxQ3ZhLKboZXZ_aSRxS4KUNtF9JpJn-lkH9b7jVMrPnkJkhfjlFBoGedu5lyL8r6ZkRKAKAq-xjUHAYfutR_7LjPIrO5hJmsKjyJx8UeVpbRbCYq9MfQ_iF8VCdIUOLy7Xstq30s8SuL38YoU9mr5JTbdU8BI01COq1fTFqZCuVGSVV0aHHcIdcRgWdS4cJGBxfD5_UHH7P-gAl-xb2iSm0b7n4ZulkNeAWrJlz0cP6EOQ-e9sTc5qYO90JBc_22ivmXFNY-JkehCYKO2jDxT6hpjMqTltwZ0EMm_tgvIpD1N6hy0UP8DQ&__tn__=-R