image ​Prezantohet si polic, arrestohet një qytetar nga Prishtina

Siguri

​Prezantohet si polic, arrestohet një qytetar nga Prishtina

news image

Një person në rrugën “Ibrahim Oruqi” në Prishtinë është prezantuar si zyrtar policor. Për çka gjatë së mërkurës është arrestuar nga policia.

Policia njofton se i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. “Ibrahim Oruqi”, Prishtinë 11.11.2020-03:10. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti derisa është ndaluar nga policia për legjitimim është prezantuar si zyrtar policor. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. 

/Gazeta Sinjali/