11 qershori 2021 për Shqipërinë ishte një datë historike, pas pranimit të saj si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Një vit më pas, pikërisht më 1 qershor 2022, për 30 ditë Shqipëria do të mbajë presidencën e Këshillit.
Në New York në marrjen e stafetës të drejtimit Këshillit të Sigurimit do të jetë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.
Një tjetër datë historike për Shqipërinë që në këto 12 muaj si anëtare e këshillit ka ngritur zërin e argumentit fuqishëm kundra brutaliteteve ruse në Ukrainë. Paçka se një vend i vogël, Shqipëria në Këshill ka treguar vendosmëri përkrah ShBA në udhëheqjen e këshillin me disa rezoluta për Ukrainën.
Ferit Hoxha ambasador i Shqipërisë në OKB tregon përgjegjësinë e madhe natyrshëm dhe privilegjin e marrjes të presidencës të Këshillit të Sigurimit nga vendi jonë.
Olta Xhaçka, shefja e diplomacisë Shqiptare, thotë se me marrjen e presidencës së këshillit, Shqipëria do të jetë pararojë e përpjekjeve diplomatike për të izoluar Rusinë, raporton TCh.
Shqipëria u pranua anëtare e OKB më 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vjetësh anëtarësie, u votua për herë të parë si anëtare në Këshillin e Sigurimit, i cili përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina janë anëtare të përhershme ndërsa 10 vendet e tjera anëtare janë me mandat dyvjeçar.