image ​Posta e Kosovës sqaron rastin e ish-postierit të arrestuar dje nga policia

Kosovë

​Posta e Kosovës sqaron rastin e ish-postierit të arrestuar dje nga policia

news image

Mbrëmë, Policia e Kosovës ka arrestuar një ish-postier të Postës së Kosovës, i cili dyshohet se keqpërdori detyrën e tij, duke mos dorëzuar në adresat e destinuara 2 mijë e 26 dërgesa, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për medie nga Posta e Kosovës kanë njoftuar se M.B., ishte larguar nga puna, pikërisht pasi që Inspektorati i Ndërmarrjes zbuloi dhe konstatoi keqpërdorimet e kryera nga ai.

“Me të marrë informatat e para nga Drejtoria Operative e Postës së Kosovës, se ish-postieri në fjalë nuk po e kryen si duhet detyrat dhe përgjegjësitë e tij edhe pas marrjes së masave disiplinore paraprake, menjëherë për këtë rast është angazhuar Inspektorati i ndërmarrjes.”

“Pasi inspektorati zbulon dhe konstaton keqpërdorimet e ish-postierit M.B, ndaj tij janë marrë masat ligjore, sipas ligjeve në fuqi me largim nga puna, ndërsa departamenti ligjor i ndërmarrjes e ka iniciuar rastin në Polici dhe në Prokurori.”

“Posta e Kosovës nuk lejon që t’i dëmtohet imazhi i saj nga ata që keqpërdorin detyrat e tyre të punës, ndërsa është e përkushtuar maksimalisht të shërbejë me dinjitet e besueshmëri ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në sqarimin e Postës së Kosovës./Gazeta Sinjali/