Era e fortë që ka përfshirë qytetin e Durrësit mbrëmjen e sotme, është bërë shkak për përplasjen e tre trageteve të ankoruar në port.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 të mbrëmjes së sotme, kur trageti AF Claudia është përplasur me dy tragetet e tjerë AF Marina dhe Bari, që ndodheshin të ankoruar në Terminal.
Trageti AF Claudia po nisej drejt Ankonës. Burime nga porti i Durrësit thanë për ATSH-në se ngjarja ka pasur shkak erën shumë të fortë.
Raportohet se nuk ka pasur dëme problematike. Trageti AF Claudia u ndihmua nga rimorkiatorët dhe në orën 21:20 vijoi normalisht udhëtimin drejt Ankonës. /Gazeta Sinjali/