image ​Nisma i bënë thirrje KQZ-së ndaljen e numërimit të votave nga Serbia

Kosovë

​Nisma i bënë thirrje KQZ-së ndaljen e numërimit të votave nga Serbia

news image

Nisma Socialdemokrate ka tërhequr nga QNR-ja të gjithë vëzhguesit e saj, si protestë, pasi kanë filluar të numërohen votat e ardhura nga Serbia.

Skënder Reçica nga kjo parti, i ka bërë thirrje KQZ-së që të ndërpresë këtë proces.

Ne jemi këtu për t’i tërhequr të gjithë vëzhguesit e koalicionit Nisma-AKR, për faktin se nuk dëshirojmë të bëhemi pjesë e një procesi, i cili po tenton të fillojë për numërimin e votave të cilat konsiderohen dhe janë të jashtëligjshme, e të cilat kanë ardhur në rrugë ilegale të cilat për qëllim kanë dëmtimin e procesit zgjedhor në vend”, ka thënë ai.

Reçica më tutje i ka bërë ftesë KQZ-së ta ushtrojë mandatin kushtetues, të merr vendim dhe ta ndërpresë procesin e numërimit.

Ky proces i numërimit të votave të paligjshme, dëmton vullnetin e mbi 40 mijë qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë votuar për koalicionin Nism a me AKR. Ne kërkojmë nga KQZ që në bazë të mandatit kushtetues t’i ndërmarrin të gjitha veprimet dhe të mos heshtë, sepse këtu po tentohet të cenohet demokracia, po tentohet të cenohet vullneti i qytetarëve tashmë të deklaruar me datën 6 tetor“, tha ai.

Para pak minutash në QNR ka filluar numërimi i votave të ardhura nga Serbia. Gjatë numërimit të këtyre votave, komisionerët janë duke përdorur dorëza./Gazeta Sinjali/