Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në manifestimin e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Qytetarë me flamurin kuq e zi kanë zënë vend pranë ndërtesës së teatrit dhe pjesë tjera të këtij sheshi.
Në tubimin me qindra njerëz nuk po respektohen masat e IKSHPK-së kundër përhapjes së koronavirusit.
Distanca sociale prej 2 metrash, përdorimi i maskave dhe dorëzave janë rekomandime dhe në shumë vende obligim, por këto udhëzime nuk po respektohen në tubimin e sotëm të VV-së.
Tubimi i sotëm i thirrur nga VV-ja e cila udhëhiqet nga ish-kryeministri Albin Kurti po bëhet në ditën e 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e themelimit të kësaj partie.
Një dite më parë Albin Kurti ka thënë se manifestimi i sotëm është festë ku pritet të ketë fjalime e muzike dhe jo protestë, por që nuk ka përjashtuar mbajtjen e protestave në ditët më vazhdim./Gazeta Sinjali/