Me rastin e Ditës Botërore për të Moshuarit, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, viziton Shtëpinë për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë (Ora 09:00), dhe zyrat e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës në Prishtinë (Ora 09:30).
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimet vjetore për kinematografi. ( Kabineti i ministres Dumoshi, ora 10:00)
Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj pret në takim ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ku do të bëjnë përurimin e dy shkollave në komunën e Deçanit – SHFMU “Kuvendi i Verrave të Llukës” në Llukë të Epërme (Ora 10:20) dhe SHFMU “Jusuf Gërvalla” në Prapaqan (Ora 11:00).
Nënkryetari i Prizrenit, Visar Shehu merr pjesë në aktivitetin sensibilizues të organizuar nga Drejtoria e Shëndetisë dhe QKMF me rastin e shënimit të muajit të Kancerit të Gjirit. (Sheshi “Shatërvan”, Prizren, ora 11:30)
Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, lagjja ‘Arbëria’, ora 12:00)
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, merr pjesë në përurimin e klasave parashkollore të SHFMU “Mati Logoreci”, të rinovuara nga Kryesia e Këshillit Turk (KFOR-it Turk) në Kosovë (ora 12:00).
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë-Landovicë. (Landovicë, Varrezat e Dëshmorëve, ora 12:30)
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti viziton komunitetin boshnjak në Reçan. (Ora 13:30) /Gazeta Sinjali /