image ​Ngjarjet e datës 6 nëntor

Kosovë

​Ngjarjet e datës 6 nëntor

news image

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të bëjë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova. (Ora 9:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ku do tw votohet raporti me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19. (Online, ora 9:00)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës. (Salla e seancave plenare, ora 11:00)

Federata Sindikale e PTK-së do të protestojë për një orë para objekteve kryesore të Telekomit në të gjitha qendrat e Kosovës. (Ora 11:00)

Komuna e Obiliqit dhe ASB-ja bëjnë shpërndarjen e 6 kultivatorëve me rimorkio, për familjet në nevojë të kësaj komune. (Ora 11:00)

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Ora 12:00)

Bëhet përurimi i projektit të rinovimit të klasave të Shkollës Fillore “ Krushë e Vogël”. (Krushë e Vogël, ora 13:30)./Gazeta Sinjali/