image ​Ngjarjet e datës 4 shkurt

Kosovë

​Ngjarjet e datës 4 shkurt

news image

Sot më 4 shkurt, e enjte, janë paraparë të mbahen disa aktivitete.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do t’i vizitojë specializantët në këto klinika të QKUK-së dhe në QKSUK:

08:30 – Në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës,

09:00 – në Klinikën e ORL-së,

09:30 -Në Klinikën e Gjinekologjisë,

10:00 -Në Klinikën e Pulmologjisë,

10:30 -Në Klinikën e Emergjencës,

11:00 -Në Klinikën e Anesteziologjisë

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, promovon botimin “Demografia e Kosovës” nga Hivzi Islami. (Salla e Akademisë, Prishtinë, ora 11:00).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban takime zgjedhore në komuna të ndryshme:

Ora-11:00- Homazhe ne kompleksin memorial Adem Jashari. (Prekaz, Skenderaj).

Ora-11:30- Takim zgjedhor. (Restorant “Freskia”, Skenderaj).

Ora- 13:00- Takim zgjedhor. (Restorant “Piano”, Vushtrri).

Ora- 15:10- Vizitë në fabrikën “Feis Com”. (Mitrovicë).

Ora-15:40- Homazhe në varrezat e Dëshmorëve. (Mitrovicë).

Ora-16:00- Tubim kryesor elektoral. (Restaurant “Vapiano” Mitrovicë).

Klinika e Onkologjisë dhe Shoqata e Onkologëve të Kosovës mbajnë aktivitet me rastin e Ditës Botërore kundër Kancerit. (Klinika e Onkologjisë në QKUK, ora 12:00).

Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti mban disa aktivitete zgjedhore.

Ora: 12:30 – Klinë, Restaurant Arberi

Ora: 13:45 – Istog, Kompleksi “Ibrahim Rugova”

Ora: 15:15 – Pejë, Hotel Dukagjini

Ora: 16:30 – Deçan, Restaruant Sëiss

Ora: 17:45 – Junik, Restaurant “Gjeravica”

OJQ AKTIV mban konferencën “Komunitetet jo-shumicë në Kosovë gjatë krizës pandemike”. (Platforma Zoon https://us02web.zoom.us/j/88331906370, ora 14:00).

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, do të mbajë takime me qytetarë në tri komuna të Kosovës.

16:00 – Gjakovë, në Hotel Pashtrik

17:00 – Deçan, Shkolla Fillore, fshati Isniq

18:30 – Rahovec, në Shtëpinë e Kulturës

Mbahet festivali “Entropy”- Festivali mjedisor për prosperitet të përbashkët. (Kino “Armata”, Prishtinë, ora 18:00). /GazetaSinjali/