image ​Ngjarjet e datës 31 tetor

Kosovë

​Ngjarjet e datës 31 tetor

news image

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri bashkë me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, vizitojnë Komunën e Podujevës. (Komuna e Podujevës, ora 11:00)

Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media(Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)

“Miqtë e Amerikës”, organizojnë aktivitet për zgjedhjet në ShBA, me moton: “Le të dëgjohet zëri juaj” – “Let your voice be heard”. (Sheshi “Skënderbeu”- Prishtinë, ora 11:00)

Fondi Evropian për Ballkanin (EFB) do të mbjell 60 pemë në lokacione të ndryshme të qytetit të Prishtinë nga aktivistët e komunitetit truAktiv. (Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet ngjarja “Disco Soup Pristina – Halloween Edition”. Në hapje merr pjesë dhe ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Nernmarck Ahliny. (Vendi: “Termokis”, Prishtinë, ora 12:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Osman Krasniqi, dhe me përfaqësuesit nga OJQ “Ec ma Ndryshe” do të bëjnë përurimin e parkut në lagjen Lakuriq. (Prizren, ora 13:30)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, merr pjesë në ceremoninë e aderimit të dhjetëra të rinjve në PDK – dega në Prizren. (Restorant “Nafron Exclusive”, Arbanë, Prizren, ora 16:00)/ Gazeta Sinjali/