image ​Ngjarjet e datës 28 tetor

Kosovë

​Ngjarjet e datës 28 tetor

news image

Qendra e parë shoqërore në Prishtinë “TERMOKISS” nis programin pesë ditor “Krejt Ka Pak V – Me Zemër Ngat”. (Objekti “Termokiss”, ora 09:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban takim me përfaqësuesit e Divizionit tё Skemave pёr Kategoritё e Luftёs. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq raporton në komisionin për të Drejtat dhe Interesate e Komuninteteve në Kthim. Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës Osman Hajdari, do të vizitojnë personat me aftësi të kufizuara që janë të angazhuar në Administratën Komunale të Komunës së Prizrenit. (Objekti i Administratës Komunale, në Qendrën për Shërbime të Integruara-One Stop Shop, ora 10:00)

Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj mbajnë tryezë konsultative me Organizata të Shoqërisë Civile për prioritetet e Agjendës së Reformave Evropiane (ARE 2). (Objekti i Qeverisë, ora 11:00)

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, mban konferencë për medie. (Ish-objekti i Rilindjes, ora 11:00)

Mbahet ceremonia e inaugurimit të pajisjeve të reja në poligonin e shenjëtarisë sportive. Merr pjesë ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi. (Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 11:00)

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi raporton në komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 13:00)

Me rastin e 6-vjetorit të themelimit, ETEA bënë hapjen e mini-bibliotekës “Ali Podrimja”. (Sheshi “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 13:00)

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami raporton në komisionin për Buxhet dhe Transfere. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 14:00)

Kryeministri Avdullah Hoti viziton Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik. (Objekti i KRPP-së, Prishtinë, ora 14:00)

Forumi për Lidership dhe Diplomaci, përmbyllë Projektin “Akademia për Lidership”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 14:00)

Mbahet Dialog socio-kulturor “Libri dhe revolucioni”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë, ora 17:00)

Mbahet mbrëmja e poetikës dhe muzikës, marrin pjesë Bulza Havolli dhe Gëzim Hasani. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë, ora 19:00)/Gazeta Sinjali/