Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës Jusuf Azemi takohet me kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti. (Qeveri, ora 9:30)
Kryetari i Komunës se Gjakovës Ardian Gjini takohet me shefin e zyrës së Këshillit të Evropës Frank Power. (Kabineti i kryetarit, ora 11:00)
Qendra për Ndihmë Juridike e Institutit të Kosovës për Drejtësi (QNJ-IKD) në bashkëpunim me Federatën Sindikale të Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës (FSPIMK), organizon konferencë virtuale në Temën “Sfida ligjore të pensionistëve në Kosovë”. (Konferenca virtuale mbahet në platformën Zoom, ora 10:00-12:00)
Lëvizja Vetëvendosje dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-it. (Pallati i Drejtësisë, 11:00)
AAK dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-it. (Pallati i Drejtësisë, ora 14:00)
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi të Komunës së Rahovecit mban mbledhjen e radhës. (Salla e KK e Rahovecit, ora 15:30)