image ​Nesër mbahet raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi

Kosovë

​Nesër mbahet raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi

news image

Nesër në Bruksel mbahet raundi i ri i bisedimeve teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, shkruan Gazeta Sinjali.

Bisedimet fillojnë në orën 10:00, me takime të ndara të delegacioneve me përfaqësuesin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, pasuar nga një takim trepalësh midis Prishtinës, Beogradit dhe ndërmjetësuesve të BE-së.

Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Sinjali nga Zyra e Kryeministrit, gjersa tregohet se ekipi kosovar do të udhëhiqet nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni.

“Takimi i radhës në Bruksel(10.12.2020) do të zhvillohet në nivel të ekspertëve, ekipi do të udhëhiqet nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni. Do të vazhdoj diskutimi nga takimi i fundit për zgjidhjen e pretendimeve financiare”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ky është takimi i shtatë i delegacioneve në rang ekspertësh të Beogradit dhe Prishtinës që nga vazhdimi i dialogut në korrik të këtij viti.

/Gazeta Sinjali/