image ​Në Gjermani propozohet ligj për të punuar nga shtëpia edhe pas pandemisë

Botë

Botë/ ​Në Gjermani propozohet ligj për të punuar nga shtëpia edhe pas pandemisë

news image

Ministri i Punës i Gjermanisë, Hubertus Heil, ka deklaruar se ai synon të propozojë një ligj që mundëson për të punuar nga shtëpia në rastet kur është e mundshme.

Madke, Heil propozon që ky ligj të vlejë edhe pas përfundimit të pandemisë COVID-19.

Në një prononcim për Bild am Zontag, ministri gjerman tha se dëshiron të propozonte një ligj të tillë në vjeshtë.

Sipas tij, vlerësimet fillestare thonë se gjatë pandemisë, përqindja e njerëzve që punojnë nga shtëpia u rrit nga 12 në 25 për qind, kështu që tani janë të angazhuar në punë gjithsej rreth tetë milionë njerëz./Gazeta Sinjali/