image ​Moti sot me diell

Kosovë

​Moti sot me diell

news image

Edhe gjatë javës së fundit të tetorit mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i mirë meteorologjik.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se do të ketë vranësira dhe intervale relativisht të gjata e me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 6 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës parashihen që të lëvizin ndërmjet 15-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit dhe prezencës së elementeve meteorologjike.

Ndërsa, edhe kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira, sepse nuk parashikohet të ketë brymë, (përjashtuar viset e larta malore) sikur javën e kaluar, ku prezenca e saj kishte ndikuar negativisht te disa lloje të kulturave perimore. /Gazeta Sinjali/