image ​Miratohet në parim projektligji për inspektimet

Politikë

​Miratohet në parim projektligji për inspektimet

news image

Në Kuvendin e Kosovës u shqyrtua dhe u miratua për herë të parë projektligji për inspektimet. Ky projektligj u kundërshtua nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, i cili tha se derisa Vetëvendosje thoshte që do të angazhohet për zvogëlimin e administratës, me këtë projektligj shtohen katër agjenci ekzekutive, ndër to edhe në zyrën e kryeministrit.

Ferat Shala nga PDK kërkoi një arsye pse po shqyrtohet ky projektligj me kaq nguti dhe nuk shkon me procedura normale.

“Vërtet po doni që përmes këtyre tri institucioneve ekzekutive në tri dikasteret tuaja më të fuqishme ekonomike, plus vet në kokë, realisht ta centralizoni në mënyrë ekstreme , të hapur me ligj në procedurë të shpejt një sektor të tërë që është edhe katalizator i të mirës por edhe të keqas, pra a mund të më thoni me analizën e juaj, pse po e bini komplet trupën inspektuese te zyra e kryeministrit”, tha ai.

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se ky ligj është përkrahur edhe nga Banka Botërore që ka kushtëzuar për ta shtyrë përpara në mënyrë që të vazhdohet përkrahja.

“Nuk është zyra e kryeministrit zyrë e inspektimeve. Kjo është një keqkuptim por zyra e kryeministrit ka rolin koordinues ku do t’i koordinojë këto autoritete të inspektimit dhe vlen të përmendi që ky është vetëm një fillim i reformës, nuk është e gjithë reforma me ligjin për inspektime por është vetëm një fillim dhe inicim i reformës për inspektime”, tha ajo raporton KP.

Sërish ka reaguar deputeti Shala i cili tha se ky projektligj është i mangët dhe kontrabandim./GazetaSinjali/