image ​Ministrja Bajrami takohet me koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson

Financa

​Ministrja Bajrami takohet me koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson

news image

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami priti sot në takim koordinatoren për zhvillim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, me të cilën biseduan për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe agjencive të specializuara të OKB-së për rimëkëmbjen ekonomike, rritjen e transparencës buxhetore, buxhetimit të përgjegjshëm gjinor dhe temave tjera të interesit të përbashkët.

Bajrami e njoftoi Richardson me punën e Ministrisë së Financave në menaxhimin e financave publike dhe masave për rimëkëmbje ekonomike.

Ajo e falënderoi Richardson për ndihmën që OKB ka dhënë dhe po jep për Kosovën në fushën e ekonomisë dhe të demokratizimit të institucioneve.

Ndërsa, koordinatorja për zhvillim të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson theksoi se misioni i OKB-së, do të vazhdojë t’i ofrojë edhe më tej përkrahje Kosovës, nëpërmjet programeve të ndryshme zhvillimore./Gazeta Sinjali/