image ​Lajçak shkon edhe në AAK, pritet nga Haradinaj

Politikë

​Lajçak shkon edhe në AAK, pritet nga Haradinaj

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky i fundit pas takimeve me krerët institucional dhe liderët e dy partive opozitare, atë Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe të PDK-së, Kadri Veseli pritet të diskutojë edhe me ish-kryeministrin Haradinaj për ecurinë e dialogut me Serbinë.

Ndërsa, pas këtij takimi diplomati i BE-së, pritet të takojë liderin e Nismës, Fatmir Limaj dhe atë të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Kjo është vizita e dytë e Lajçakut në Kosovë prej kur ka marrë përsipër fasilitimin e dialogut Kosovë-Serbi./Gazeta Sinjali/