Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për takimin e presidentit të vendit Hashim Thaçi me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq në Washington.
I pari i qeverisë në punëtorinë e organizuar nga Oda e Afarizmit e Kosovës, tha se Thaçi do të duhej të raportonte në Kuvend dhe të zhvillonte takime me të për unifikim të politikës së jashtme para se të shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurti është shprehur se ky raportim nga presidenti nuk do të duhej të ishte kërkuar pas takimeve që ka pasur.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme i ka dërguar shkresë zyrtare Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku ka kërkuar që më 4 mars të mbahet një seancë për t’i njoftuar deputetët në lidhje me vizitën e realizuar në SHBA dhe takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas shkresës zyrtare, kjo seancë pritet të mbahet nga ora 16:00./Gazeta Sinjali/.